|
Historiku
Nė kėtė letėrnjoftim specifik tė Universitetit GJILANI
po prezantojmė nė vija tė trasha historikun dhe identitetin
e tij.
Duke pas parasysh nevojat nė rritje tė rajonit
tė Anamoravės (pėrfshirė edhe Luginėn e Preshevės) pėr
Institucione tė Arsimit tė Lartė, e bashk me kėtė edhe
faktin se kėrkesat e tregut pėr kuadėr tė specializuar
ndėrkohė janė nė proporcion tė zhdrejtė me mundėsitė qė
ofron i vetmi Universitet Publik nė Prishtinė, dy ideatorėt
dhe themeluesit e Universitetit GJILANI, Musa Shkodra dhe
Xhevat Sadiku, pas pregaditjeve paraprake tė nevojshme, nė
pėrputhje me kėrkesat e parashtruara nga Ministria e
Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, morėn iniciativėn pėr
ngritjen e Universitetit Gjilani, nė Gjilan. Nė pėrputhje tė
plotė me Ligjin pėr Arsimin e Lartė dhe Udhėzimin
Administrativ tė MASHT, nr. 14/2003, tė lėshuar mė
17.07.2003, u bė kėrkesa pėr licencim dhe startoi viti i
parė akademik 2006/2007 i kėtij Institucioni tė Arsimit tė
Lartė dhe me kėtė zuri fill edhe historia e Universitetit
tonė.
Universiteti Gjilani ka gjithėsejt 4 fakultete nė
funksion.
-
Fakulteti Ekonomik,
nė kuadėr tė tė cilit veprojnė kėta departamente:
l
Menaxhment dhe informatikė;
l
Banka dhe financa.
Ndėrkaq janė marrė masat qė tė startohet edhe me tri
deparatamente shtesė tė licencuara:
l
Administrim biznesi;
l
Biznes ndėrkombėtar;
l
Marketig.
-
Fakulteti Juridik,
nė kuadėr tė tė cilit veprojnė dy departamente:
l
I pėrgjithshėm;
l
Kriminalistikė.
-
Fakulteti i Edukimit,
nė kuadėr tė tė cilit veprojnė dy departamente.
l
Parafillor;
l
Fillor.
-
Fakulteti i Shkencave Sociale-Humane,
nė kuadėr tė tė cilit aktualisht veprojnė dy
departamente:
l
Psikologji;
l
Gjuhė dhe letėrsi angleze
Ndėrkaq nė kėtė vit akademik pretendojmė tė
startojmė edhe me departamentin e tretė
l
Shkencat Politike (i licencuar).
Pėr vitin akademik 2008/2009 Kėshilli Drejtues i
Kolegjit Universitar GJILANI ka marrė
vendim qė tė startojė edhe me dy njėsitė shtesė qė janė
tė licencuara, por nuk ishin nė funksion:
-
Fakulteti Teknik,
me pesė departamente:
l
Komunikacion;
l
Gjeodezi dhe urbanizėm;
l
Arkitekturė;
l
Ndėrtimtari Konstruktive dhe
l
Hidroteknikė.
Nė dy vjetėt e para tė jetės, Universiteti
ėshtė pėrqėndruar krahas ndėrtimit tė identitetit tė
tij, zgjerimit tė kuadrit pėrkatės etj., edhe pranisė sė
tij nė jetėn akademike nė nivel tė Republikės dhe jashtė
vendit.
Nė Universitetin tonė ndjekin studimet mbi 500
studentė. Shumica dėrmuese e tyre vijnė nga Dardana,
Gjilani, Vitia, Ferizaj, Kaēaniku, Bujanoci, Presheva,
Medvegja, por edhe nga Prishtina dhe nga trojet
shqiptare nė Malin e Zi.
Nė procesin mėsimdhėnės janė aktualisht tė
angazhuar 48 mėsimdhėnės. Shikuar strukturėn e gradave
akademike dhe shkencore kjo pėrbėrje duket kėshtu: 1 me
thirrje Akademik, 33 janė me thirrje shkencore doktor,
12 magjistra, 7 asistentė dhe 7 punėtorė tjerė.
Ligjėruesit vijnė nga vise tė ndryshme tė Kosovės, por
dominojnė ata nga rajoni i Anamoravės dhe Gollakut,
ndėrkaq njė numėr sosh ėshtė edhe nga Maqedonia.
Nė korpusin e ligjėruesve nė Universitetin
Gjilani janė angazhuar edhe ekspertė tė specializuar nė
universitetet me emėr nė Shqipėri, Gjermani, Austri,
Zvicėr, Angli dhe SHBA. Ky fakt ka mundėsuar qė
Universiteti Gjilani ndėrkohė tė fillojė bashkėpunimin
me U.F.O. tė Tiranės (sidomos nė fushėn e psikologjisė
dhe shkencave juridike) dhe me Kolegjin Universitar
T.L.U. nga Hjustoni i SHBA-ve. Pėrmes kėtij bashkėpunimi
Universiteti Gjilani ka pėr synim shtesė edhe sigurimin
e kuadrit mysafir pėr cikle ligjėratash.
|