|
AKTIVITETE
Qendra e Kosovės pėr siguri publike
vizitoi, UNIVERSITETIN "GJILANI"
Mė daten 17.05.2008, UNIVERSITETIN Gjilani nė
Gjilan, e vizitoi ekipa nga Qendra e Kosovės pėr Siguri
Publike, Edukim dhe Zhvillim nė Vushtrri,u realizua njė
takim i frytshėm nė mes tyre dhe struktures udhėheqėse
tė UNIVERSITETIT Gjilaninė Gjilan.
Me kėtė rastė Drejtori i Qendres pėr Siguri
Publike,Edukim dhe Zhvillim, Lulzim Fushtica, mbajti njė
ligjėrat me studentėt e Universitetin Gjilani.Gjatė
kėsaj ligjėrate, e cila zgjati njė orė, drejtori e kėsaj
qendre Lulzim Fushtica foli pėr rėndėsinė e kėsaj Qendrė
dhe pėr planet e saj nė tė ardhmėn ,ku ceki edhe
bashkpunimin e kėsaj Qendre me Universitetin Gjilani
nė Gjilan.Ai theksoi se do tė kemi njė bashkpunimi tė
ndersjellt dhe shum transparent kryesishtė sa i perket
anės profesionale me ērast do te zhvillohen vizita tė
ndersjellta nė mes tė Qendres pėr Siguri Publike, Edukim
dhe Zhvillim dhe Universitetit Gjilani.
Ligjėrata u permbyll me njė cikėl tė pyetjeve,tė
cilat studentėt e Universitetit Gjilani ia
parashtruan drejtorit tė Qendres sė lartėtheksuar Lulzim
Fushtica.
Me kėtė rastė u bė edhe pėrurimi i marrveshjes memorandumit
tė bashkpunimit nė mesė tė Qendrės sė Kosovės pėr
Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nė Vushtrri dhe
Universitetit Gjilani nė Gjilan.
------------------------------------------------------------------
Seminar
"Menaxhimi
i sistemit tė cilėsisė"
Mė 5 Prill
2008 nė Universitetin Gjilani ne Gjilan u mbajt njė
ligjėratė shumė interesante dhe me rėndėsi tė veēantė nga
lėmia e standardeve tė kualitetit dhe cilėsisė ISO9001:2000,
me titull Menaxhimi i sistemit tė cilėsisė. Ligjėrues
ishte Mr. sc. Ferit Idrizi, asistent ne Fakultetin Teknik tė
Universitetit tė Prishtinės dhe mėsimdhėnės i lėndės sė
Teknlogjisė informative nė Universitetin e Evropės
Juglindore nė Tetovė. Ligjėrata u mbajt para studentėve tė
Universitetit "GJILANI", vitit tė parė dhe tė dytė tė
Fakultetit Ekonomik, drejtimi Menaxhment - Informatikė dhe
Banka - Financa.
Profesor
Idrizi, para studentėve ne formėn e ligjėratės interaktive
shtjelloi dhe elabori ēėshtjet mė tė rėndėsishme dhe
themelore nga fusha e menaxhimit tė cilėsisė sė kualitetit,
siē janė: Historiku i shkurtėr I fillimit tė kontrollit tė
kualitetit dhe lindjes sė standardit te kualitetit i quajtur
ISO9001:2000, planifikimi i menaxhimit, kontrolli i
menaxhimit tė cilėsisė, zingjiri i hierarkise, sigurimi i
cilėsisė, pėrmirėsimi i cilėsisė, parimet bazike, modulet,
procedurat e pėrshkrimit dhe tė rishikimit dhe shumė ėshtje
tjera tė rėndėsishmė nga fusha e menaxhimit te kualitetit
dhe cilėsisė. Ligjėrata ishte shumė tėrheqėsė pėr studentėt
dhe ishte si diēka freskuese, dhe shumė atraktive qė zgjoi
vėmendjen e tyre. Studentėt u kyqėn nė bashkėbisedim me
Prof. Feritin, dhe pėrmes pytjeve drejtuar atij filloi njė
bashkėbisedim interaktiv dhe shumė efektiv mes ligjėruesit
dhe studentėve. Profesor Idrizi, ishte i shoqėruar nga
pėrfaqėsuesit e kompanise EMGS me seli ne Tetovė, nga
pėrfaqėsuesit e institutit INKOS te KEK-ut dhe ata te
Kolegjit Amerikan tė Arsimit tė Mesėm. Nė ligjėratė morrėn
pjesė aktive edhe pėrfaqėsuesit e Unionit tė Studentėve ,
Dekani I
Universitetit
Prof. Dr. Zeqir Demi, themeluesit e Universitetit z.Musa
Shkodra dhe z.Xhevat Sadiku.
Fjalėn
pėrshėndetėse dhe tė falenderimit e mbajti dekani i
Universitetit,
prof. dr. Zeqir Demi, i cili theksoi orientimin e
Universitetit
pėr shtrirjen e bashkėpunimit ndėruniversitar brenda
hapėsirės shqiptare dhe jashtė saj. |